Covid/ Vaksina e Oksfordit 'nuk do të jetë gati për valën e dytë'

Covid/ Vaksina e Oksfordit 'nuk do të jetë gati për valën e dytë'

John Bell, profesor në universitetin prestigjioz britanik dhe anëtar i task forcës së vaksinave Covid në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se vaksina e zhvilluar në Oksford dhe e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca "nuk do të jetë gati për valën e dytë"

"Ne ndoshta jemi rreth tre ose katër muaj përpara kujdo tjetër për vaksinën por nuk do të jemi në gjendje ta kemi gjatë valës së dytë të sëmundjes", - tha Bell.

Sipas ekspertit, në fakt, duhen mesatarisht tetë vjet për të bërë një vaksinë dhe tashmë është një mrekulli që kemi arritur Fazën 3 të provës në vetëm 8 muaj.

"Ne ndoshta tani jemi në fillim të valës së dytë, por vaksina mund të mbërrijë vetëm në fund të valës së dytë," - i tha Bell gazetës Telegraf.

Vaksina e zhvilluar nga Oxford dhe e konsideruar si më premtuese nga ato që janë duke u testuar, kohët e fundit është ndaluar për shkak të një reagimi anormal të regjistruar në një nga 50,000 vullnetarët të cilëve iu është injektuar doza e vaksinës.

Ndalimi, megjithatë, zgjati pak më pak se një javë, ndërsa testet rifilluan në Mbretërinë e Bashkuar më 12 shtator.

Nëse nuk do të ndodhin ‘anomali’ të tjera, dozat e para mund të prodhohen në janar, por do të duhet të presim deri në pranverën e vitit 2021 për të pasur miliona doza të vaksinës.

Pikërisht rendi kohor i treguar nga Bell.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike