Covid, vaksina e zhvilluar në Tajvan kundër koronavirusit, rezultate shpresuese mbi minjtë laboratorikë

Covid, vaksina e zhvilluar në Tajvan kundër koronavirusit, rezultate shpresuese mbi minjtë laboratorikë

Një vaksinë e zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Tajvan ka dhënë rezultate shpresuese mbi minjtë laboratorikë.

Sipas lajmit të “FocusTaiwan”, zyrtarët e kompanisë Adimmune e financuar pjesërisht nga qeveria në një konferencë për media njoftuan se janë fokusuar mbi një vaksinë pasive që ka humbur kapacitetin për të prodhuar sëmundje dhe e cila përdor grimcat e virusit që rritet në kulturë.

Theksohet se hulumtuesit zhvilluan një vaksinë kandidate në një periudhë tre mujore dhe se vaksina ka filluar të testohet mbi kafshët nën udhëheqjen e Chang Sui-Yuan, e cila është me detyrë në Departamentin e Shkencave të Laboratorit Klinik dhe Bioteknologjisë Medikale në Universitetin Kombëtar të Tajvanit.

Vaksina e injektuar mbi minjtë ka siguruar përgjigje shumë të forta të antitrupave tek kafshët dhe planifikohet të testohet tek njerëzit në gjysmën e dytë të vitit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)