COVID19/ 1318 testime, 538 qytetarë të infektuar! Regjistrohen 3 humbje jete, Ministria apel për vaksinim

COVID19/ 1318 testime, 538 qytetarë të infektuar! Regjistrohen 3 humbje jete, Ministria apel për vaksinim

Nga 1318 testime të kryera, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19 538 qytetarë.  Janë 7,549 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Fatkeqësisht 3 pacientë kanë humbur jetën, dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.  Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Rastet pozitive të ndara në bashki
184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan. 

Statistika (7 Gusht 2022)

  1. Raste të reja ditore            538
  2. Të shëruar në 24 orë          657
  3. Të shtruar në spitale            28
  4. Humbje jete në 24 orë           3
  5. Testime ditore                     1318
  6. Testime totale               1,930,953
  7. Raste pozitive                  317,514
  8. Raste të shëruara              306,402
  9. Raste Aktive                        7,549
  10. Humbje jete                         3,563

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  1. Tiranë                3,662
  2. Fier                     806
  3. Durrës                665
  4. Vlorë                  543
  5. Elbasan             398
  6. Korçë                310
  7. Gjirokastër        307
  8. Berat                 229
  9. Shkodër            219
  10. Lezhë               213
  11. Dibër                147
  12. Kukës              50

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën