COVID-19, 150 mijë qytetar grekë do të vaksinohen brenda janarit, 300 mijë doza do të arrijnë në vend

COVID-19, 150 mijë qytetar grekë do të vaksinohen brenda janarit, 300 mijë doza do të arrijnë në vend

Foto ilustruese

Të paktën 150 mijë qytetar do të vaksinohen brenda janarit me vaksinën anti-COVID, sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, në Greqi do të arrijnë 300 mijë doza muajin e parë të vitit 2021.

Lajmin e Petsas ditën e sotme në një intervistë për stacionin radiofonik “Parapolitika 90.1”, duke paralajmëruar se do të merren masa edhe më shtrënguese.

Ai theksoi se në ditën e ndërrimit të viteve familjet duhet të festojnë me sa më pak njerëz të jetë e mundur, pasi çdo grumbullim njerëzisht do të përbente rrezik për përhapjen e virusit.

Petsas në fund të intervistës tha se në buxhetin e shtetit ka 7,5 miliardë euro për mbështetjen e qytetarëve të cilët janë prekur ekonomikisht nga pandemia.

Greqia aktualisht ndodhet në një karantinë të pjesshëm, qeveria së fundmi ndërmori edhe masa më shtrënguese përgjatë festave të fundvitit me qëllim eliminimin e sa më shumë rasteve të reja me koronavirus në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja