36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 973 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër.
Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Maj 2022)
- Raste të reja ditore 36
- Të shëruar në 24 orë 25
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 973
- Testime totale 1,822,442
- Raste pozitive 275,838
- Raste të shëruara 272,091
- Raste Aktive 250
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 150
- Fier 27
- Korçë 17
- Vlorë 13
- Gjirokastër 12
- Shkodër 12
- Elbasan 6
- Lezhë 6
- Berat 3
- Durrës 2
- Dibër 2