517 qytetarë të shëruar, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

517 qytetarë të shëruar, 238 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Infektivi

Këtë të diel, në vendin tonë nga 2684 testime të kryera, janë raportuar 238 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 - 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 2684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë. 

"Rastet pozitive të konfirmuar janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull".

Numri i të shëruarve gjatë 24 orët e fundit është 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital", thotë ministria.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238

Të shëruar në 24 orë     517

Të shtruar në spitale      221

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                2684

Testime totale            589,607

Raste pozitive             128,393

Raste të shëruara        97,723

Raste Aktive                 28,353

Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19959

Fier      2483

Durrës  1195

Gjirokastër  1202

Shkodër  1015

Korçë   738

Vlorë     646

Kukës    323

Dibër    347

Elbasan  255

Berat    88

Lezhë     102

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë