COVID-19, Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut

COVID-19, Anglia teste të shpejta për të gjurmuar variantin e Afrikës së Jugut

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e variantit afrikan, në të gjithë Anglinë ka nisur testimi i shpejtë për të gjurmuar dhe frenuar përhapjen e tij.

Njësi testimi të lëvizshëm po shkojnë në çdo banesë duke kryer testet përkatëse. Rastet pozitive do të renditen me të dhëna gjenomike për të parë nëse I përkasin variantit të mundshëm.

Deri më tani, Shëndeti Publik anglez ka identifikuar 105 raste të variantit të ri COVID-19 i shfaqur fillimisht në Afrikën e Jugut në fund të Dhjetorit, 11 prej këtyre rasteve nuk kanë lidhje me udhëtimet ndërkombëtare.

Dr Susan Hopkins, këshilltare mjekësore pranë Shëndetit Publik Anglez tha se aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky variant është më serioz se të tjerët ose që vaksinat ekzistuese nuk do të mbrojnë kundër tij.

Ajo tha se shkencëtarët po punojnë për një "vaksinë të specifike" që do t'i përgjigjej "mutacioneve të zakonshme" por që "nuk ka gjasa që njerëzit do të duhet të fillojnë përsëri". Në vend të kësaj, ka "shumë më shumë gjasa që të jetë një goditje përforcuese, pak si vaksina vjetore e gripit", tha ajo.

Më shumë se 9.2 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës antiCOVID.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock theksoi se "është jetike që të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar transmetimin e këtij varianti", duke u bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin kufizimet në vend.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 18,607 raste të reja dhe 406 viktima të hënën, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend nga COVID-19 në më shumë se 106,500 - numri i pestë më i lartë në botë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike