Nga 2144 testime të bëra në 24 orë vetëm 1 rast ka rezultuar pozitiv në vend. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së COVID bën me dije se 4 persona janë shëruar, ndërkohë që nuk ka rezultuar asnjë humbje jete.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2021)
- Raste të reja ditore 1
- Të shëruar në 24 orë 4
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 2144
- Testime totale 817,479
- Raste pozitive 132,535
- Raste të shëruara 130,027
- Raste Aktive 52
- Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 21
- Shkodër 10
- Elbasan 6
- Durrës 5
- Vlorë 5
- Lezhë 2
- Korçë 2
- Fier 1
jooooooooo
Përgjigju