Situata me pandeminë në vend vijon të jetë  e qëndrueshme, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 2 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.

Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit u regjistruan të dy në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i personave të infektuar me COVID në vend ka shkuar në 132,537, ku raste aktive janë 52, ndërsa fatkeqësisht 2,456 kanë humbur jetën.

 

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1140

 

Testime totale            818,619

Raste pozitive             132,537

Raste të shëruara       130,029

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1