2 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë, ky është bilanci i 24 orëve të fundit  të situatës me pandeminë e COVID në vend.

Ndërsa duket se pandemisë në vendin tonë po i vjen fundi, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë. 

Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132,499, ndërsa ai i viktimave në 2,455.

Statistika (24 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        2

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2803

 

Testime totale            786,319

Raste pozitive             132,499

Raste të shëruara        129,966

Raste Aktive                 78

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          25

Shkodër       23

Durrës          8

Lezhë           7

Berat             5

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Korçë              1

Vlora                1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Drejt arritjes së objektivit, sot janë bërë 10012! Mbi 920 mijë vaksinime në total

Ditën e sotme janë kryer 10012 vaksinime. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 922886 vaksinime, teksa objektivi është që të kryen 1 mln vaksinime brenda muajit qershor.