Kjo e martë ka regjistruar një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga kornavirusi. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re se numri i rasteve të reja të infeksionit ka shënuar një rritje, 7 infektime, në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan vetëm 2. Megjithatë, sërish numri i infeksioneve mbete shumë i ulët në vend.
Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, numri total i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132,544, ndërsa ai i viktimave në 2,456.
Statistika (6 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907
Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1
Komente











