Covid-19, BBC: Koronavirusi në Europë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë

Covid-19, BBC: Koronavirusi në Europë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë

Një pacient i diagnostikuar me pneumoni në Paris më 27 dhjetor në të vërtetë ka rezultuar se ka qenë i prekur nga koronavirusi, ka thënë mjeku i tij. Kjo nënkupton faktin që virusi mund të ketë mbërritur në Europë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë.

Dr Yves Cohen, ka deklaruar për mediat franceze, se një kampion i marrë në atë periudhë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë testimeve. Pacienti, i cili është shëruar plotësisht, tha se nuk e kishte idenë se ku e marrë virusin pasi nuk kishte qenë në ndonjë zonë të infektuar.

Pacienti i Dr Cohen ishte shtruar në spital më 27 Dhjetor, katër ditë para se në Kinë të shpërthente virusi. Ndërkaq, pacienti francez ka theksuar se ai nuk kishte udhëtuar në asnjë vend para se të sëmurej. Dr Cohen tha që dy nga fëmijët e pacientit ishin sëmurë, por gruaja nuk kishte treguar asnjë simptomë.

Por sipas mjekut, vlen të theksohet se gruaja e pacientit punonte në një supermarket afër aeroportit Charles de Gaulle dhe mund të ketë pasur kontakt me njerëz që kishin ardhur kohët e fundit nga Kina.

Deri më tani, dihej që tre rastet e para të koronavirusit ishin konfirmuar në 24 janar. Prej tyre, dy kishin qenë në Wuhan, atje ku u zbulua fillimisht virusi dhe i treti ishte një anëtar i ngushtë i familjes. Por, ky rezultat pozitiv i testit së fundmi, hedh hipotezën se virusi ishte i pranishëm në Francë shumë më herët dhe do të ndryshojë tërësisht mënyrën e të kuptuarit se si ai përhapet.

Transmetimi i parë njeri-njeri në Europë deri më tani mendohej të ishte një burrë gjerman që ishte infektuar nga një koleg kinez që vizitoi Gjermaninë midis 19 dhe 22 Janar. Ndërkaq, Dr Cohen ka deklaruar se ai kohët e fundit ai ka rishikuar sërish dosjet e pacientëve të shtruar me simptoma të gripit të zakonshëm në dhjetor dhe janar. Kështu, ai ka testuar sërish në total, 14 kampionë të pacientëve që kishte trajtuar.

“Ne ritestuam kampionet e marrë nga hunda të cilat u kryen në atë kohë në lidhje me një diagnozë tjetër, për të provuar dhe gjetjen e gjurmëve të koronavirusit. Nga 14 pacientë, një ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusait. Për të qenë të sigurtë ne e kryem testin dy herë dhe të dyja herët rezultoi pozitiv’’.

Dr Cohen tha se ai kishte paralajmëruar Agjencinë Kombëtare të Shëndetit dhe po nxiste virologët e tjerë që të ritestonin kampionet e kryer për gripin e zakonshëm në spitalet e tyre për Covid-19. Një raport i plotë pritet të publikohet gjatë kësaj jave, lidhur me këtë çështje e cila mund të ndryshoje tërësisht mënyrën e studimit dhe gjurmimit të virusit.


Lajmi kryesor:

236 viktima dhe 2552 të shëruar në Itali në 24 orë! Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë rrëzon Trumpin për origjinën e koronavirusit


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë