Covid-19/ Deklaroi mbylljen e kufijëve, Hungaria ndeshet me kundërshtimin e Bashkimit Europian

Covid-19/ Deklaroi mbylljen e kufijëve, Hungaria ndeshet me kundërshtimin e Bashkimit Europian

Bashkimi Europian ka kritikuar Hungarinë për politikën e saj diskriminuese kufitare dhe tha se do të propozojë një paketë rregullash të përbashkëta në lidhje me kufizimet e udhëtimit në Unionin Europian.

Më 28 gusht, Hungaria deklaroi se duke filluar nga 1 shtatori, do të mbyllë kufijtë për 1 muaj, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, kurse hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës.

Sidoqoftë, masa e re kufitare përjashton Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke - vendet e të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit, të cilat shpesh kanë mospajtime me politikën e BE-së, veçanërisht për çështjen e emigracionit.

"Çdo masë që nuk përputhet me parimet themelore të ligjit të BE-së, natyrisht duhet të tërhiqet menjëherë", tha Komisionari i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders.

Komisioni Europian ndërkohë tha se "në ditët e ardhshme" do të shpallë rekomandime, se si vendet anëtare të BE-së mund të harmonizojnë më mirë kufizimet e udhëtimit.

Në fillim të krizës së Covid, shumë vende europiane vendosën masën e mbylljes së kufijve edhe për vendet anëtare të BE-së. Që nga ajo kohë, shumica e vendeve anëtare kanë ndjekur një qasje më të lokalizuar të masave, që bazohet kryesisht në situatën në rajone specifike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona