COVID-19 do të zhysë në varfëri 400 mijë persona në Ballkan! Banka Botërore: Në Shqipëri varfëria arrin në 43.6%

COVID-19 do të zhysë në varfëri 400 mijë persona në Ballkan! Banka Botërore: Në Shqipëri varfëria arrin në 43.6%

Foto ilustruese

TIRANË- Parashikimet për rënien ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave si pasojë e pandemisë COVID-19, sa vjen dhe bëhen më pesimiste. Në një studim të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, thuhet se më shumë se 400 mijë qytetarë rrezikojnë të zhyten në varfëri, shifër e cila mund të arrijë deri në 950,000 në rast të zgjatjes në kohë të krizës dhe klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm.

Ndërkohë vetëm në Shqipëri Banka Botërore vlerëson se varfëria mund të arrijë në 43.6%, si dhe do të shoqërohet me ulje drastike e të ardhurave, dhe mungesë konsumi. Sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005. Pas një ulje të numrit të papunëve nga viti në vit, pandemia tashmë mund të shkaktojë një rritje të menjëhershme të papunësisë, dhe që sipas Bankës Botërore në Shqipëri ky nivel mund të arrijë në 25%.

Për këtë raport ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili thotë se Shqipëria do të vijoj të jetë vendi me normën më të lartë të varfërisë në raport me popullsinë në rajon. Teksa citon raportin e Bankës, Meta thotë se në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë zhyten në varfëri.

"Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfëritë në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë", shkruan Meta.

Sipas këtij studimi shumica e personave që rrezikojnë të bien në varfëri për shkak të krizës COVID-19 aktualisht nuk përfitojnë mbrojtje sociale, dhe më të rrezikuar rezultojnë të punësuarit informalë që nuk përfitojnë nga sigurimet e papunësisë.

Ndërsa sektorët më të prekur nga rënia drastike e produktit janë hoteleri-turizmi dhe shërbimet ushqimore, disa sektorë prodhimi, tregtia me shumicë dhe një pjesë e tregtisë me pakicë dhe pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e biznesit.

Ekspertët e Bankës Botërore thonë se vendet duhet të marrin disa masa. Së pari, qeveritë duhet të garantojnë ofrimin e shërbimeve bazë, sigurinë e ushqimeve, strehimin dhe shërbimet bazë të kujdesit social për personat më të cenueshëm. Së dyti, përgjigjet e politikave duhet të mbrojnë mjetet e jetesës dhe të lehtësojnë rimëkëmbjen, si për të punësuarit në sektorin formal dhe në atë informal.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki