Covid-19, enigma e pazbardhur e pandemisë nga koronavirusi

Covid-19, enigma e pazbardhur e pandemisë nga koronavirusi

Pse koronavirusi godet më shumë, dhe madje është edhe më vdekjeprurëse në zona të caktuara të botës, të tilla si Italia dhe Shtetet e Bashkuara, dhe kursen vendet e tjera, të tilla si shumë vende afrikane, për shembull?  Gazeta amerikane New York Times është përpjekur t'i përgjigjet kësaj pyetjeje, por duket nuk është e thjeshtë të gjesh arsyet e vërteta

Në Iran deri tani janë regjistruar mbi 6000 viktima sa iu është dashur ti fusin në varre masivë kurse në Irakun fqinj, ka vetëm njëqind vdekje. Nga njëra anë, në Republikën Domenikane, ka rreth 7.600 raste vdekje kurse në Haitin shumë të varfër, ka vetëm 85.

Mesa duket ndikimi i pandemisë është le të themi kapriçioz.

Disa mendojnë se përqendrimi i njerëzve në metropolet e mëdha është faktori që qytete si New York, Paris, Londër dhe madje edhe Milano në Itali  janë goditur shumë nga infeksioni i koronavirusit. Por, pse virusi nuk është përhapur aq shumë në qytetet e tjera me popullsi të dendur - dhe ku është jashtëzakonisht e vështirë për të shmangur kontaktin njerëzor - të tilla si Bangkok, New Delhi, ose kryeqyteti afrikan i Nigerisë, Lagos, i cili ka 21 milion banorë? Pse ka më pak se dhjetë mijë raste në Serbi dhe më shumë se dhjetë mijë në një ditë në Rusi? Edhe gjuha në të dy vendet është pothuajse e njëjtë.

New York Times, pasi pyeti çdo ekspert të disponueshëm, nënvizon se si të gjithë e bazojnë sjelljen e ndyshme të koronavirusit te ndryshimet demografike, kulturore, mjedisit dhe shpejtësisë së reagimit të qeverisë.

Megjithatë, çdo shpjegim i mundshëm lehtësisht mund të kundërshtohet. Nëse llogaritet mosha mesatare e popullsisë, pse Italia ishte shumë më e prekur se Japonia, e cila gjithashtu ka një popullsi të moshuar të konsiderueshme?

Një nga hipotezat e reja thotë se në vende të ndryshme koronavirusi është shfaqur në formën e tij të butë apo me shumë asimptomatikë në rradhët e të rinjve.

Megjithatë, edhe kjo teori nuk shpjegon pse Japonia ka regjistruar vetëm 520 vdekje, dhe vende si Ekuadori, me një popullsi shumë të re, kanë deri në 7000 vdekje nga koronavirusi.

Një tjetër nga hipotezat është kulturore. Në vendet latine, si vendet e Mesdheut, ne përqafohemi dhe puthim njëri-tjetrin shumë shpesh. Në Tajlandë dhe Indi, nga ana tjetër, përshëndesin njëri-tjetrin në mënyrën tradicionale duke bashkuar pëllëmbët e duarve dhe duket se shanset e infektimit prej kontaktit fizik janë shumë më pak.

Por kjo kundërshtohet me rastet në vende arabe, siç është Iraku, ku si në Mesdhe ka puthje e përqafime, por të identifikuarit pozitiv dhe numri i vdekjeve është i ulët.

Si përfundim do duhet ende kohë e studime për të kuptuar këtë sjellje të çuditshme të Covid-19

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin