COVID-19, EUROPOL ngre alarmin: Kujdes kundër vaksinave të rreme që ofrohen në rrjetet sociale! 2 mënyrat e mashtrimit

COVID-19, EUROPOL ngre alarmin: Kujdes kundër vaksinave të rreme që ofrohen në rrjetet sociale! 2 mënyrat e mashtrimit

Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i EUROPOL-it, Catherine de Bolle ka ngritur alarmin kundër vaksinave të mundshme të rreme të koronavirusit. Ajo ka bërë me dije se shtetet anëtarë janë paralajmëruar për rrezikun që u kanoset, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Transportimi i një vaksine të miratuar aktualisht për përdorim në BE kryhet nën sigurinë më të lartë, kështu që kriminelët do ta kenë të vështirë, por kjo nuk do të thotë, sqaroi De Bolle, që nuk do e shfrytëzojnë këtë moment, pasi ofertat për shitjen e vaksinave kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale.

"Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim Shteteve Anëtare, duke u bërë thirrje atyre që të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë për krimet e tyre ", tha de Bolle.

Ajo ka zbuluar edhe dy mënyrat e mashtrimit.

"Mashtrimi mund të ketë një nga dy format: ose vaksinat porositen dhe paguhen dhe nuk dorëzohen kurrë; ose vaksinat e ofruara janë false. Nëse mashtrimi është vetëm bëra e pagesës dha vaksina nuk arrin, i vetmi efekt i keq është ai financiar. Shitja e vaksinave të rreme është shumë më e rrezikshme", theksoi ajo.

De Bolle vuri në dukje se departamentet e policisë në të gjithë Bashkimin Europian po punojnë së bashku për të mbrojtur transportin e vaksinave.

Kreu i EUROPOL-it, Catherine de Bolle

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'