COVID-19/ Franca, “izolimi” do të jetë opsioni i fundit në luftën ndaj pandemisë

COVID-19/ Franca, “izolimi” do të jetë opsioni i fundit në luftën ndaj pandemisë

 

Ditën e enjte qeveria Franceze njoftoi se pavarësisht pandemisë shqetësuese nuk do të kthehej në një mbyllje totale të vendit .

Shteti Francez ka raportuar mesatarisht 20,000 raste të reja, 1,600 shtrime në spital dhe 320 vdekje në ditë, por zyrtarët thanë se pavarësisht numrit në rritje të rasteve te infektimit, epidemia është "kryesisht e qëndrueshme". Rreth 14% të rasteve janë infeksione nga variante të koronavirusit.

Kryeministri Jean Castex ne një intervistë për shtyp përjashtoi mundësinë e një mbyllje totale të vendit, vendim që shumë shtete e kanë parësi zgjidhje të pashmangshme .

Sipas tij një mbyllje totale nuk ishte ende e justifikueshme dhe duhej përdorur si opsion e fundit".

Ai tha se zyrtarët po vlerësonin impaktin psikologjik të masave kufizuese mbi popullsinë, përfshirë këtu edhe studentët nëse shkollat ​​detyrohen të mbyllen.

"Nëse detyrohemi të shkojmë drejt izolimit në rast se situata përshkallëzon menjëherë për keq, ne nuk do të hezitojmë të marrim përgjegjësitë tona. Aktualisht ndodhen 27,000 njerëz në spitalet Franceze  duke ushtruar "presion" mbi sistemin tonë shëndetësor në vend. Gjashtë në 10 persona që janë në kujdes intensiv janë pacientë me COVID-19."

Për javë të tëra, epidemiologët kanë paralajmëruar që vendet duhet të marrin masa parandaluese për të parandaluar përhapjen e varianteve të COVID-19.

Vetëm një javë më parë, presidenti i këshillit shkencor Jean-François Delfraissy tha se vendi do të duhet të shkonte drejt një mbyllje dhe se gjendja e krijuar nga pandemia nuk ishte shumë stabël.

Por për momentin, Franca do të vazhdojë në drejtimin e saj aktual, duke mbajtur në fuqi një shtetrrethim në mbarë vendin nga ora 6 pasdite, dhe duke përforcuar rregullat e distancimit dhe kontrollet kufitare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër