Dy vite pas hedhjes së idesë së krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, palët duket se kanë nisur një fazë të re. Nga ideja në shkresa, ku baza do të jetë krijimi i Statutit, por dhe e pasaportave të veçanta e më tej, si dhe të parasë që raportohet se do të quhet BEK.
Lajmin e ka dhënë media prestigjioze franceze Intelligence online, ku saktësohet se Kreshnik Grezda mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm në përfaqësimin ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork.
Intelligence Online e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike.
Për Francën dhe Belgjikën, përfaqësues është emëruar Hazis Vardar, një sipërmarrës belg me origjinë shqiptare dhe aktiv në sektorin e kulturës.
Sipas Intelligence Online, projekti i shtetit Bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, duke e përshkruar dhe si një Vatikan mysliman dhe një shtet që pritet të jetë më i vogli në botë në një shtrirje prej 11 hektarësh.
Më tej theksohet se bisedimet po shoqërohen edhe me përgatitjen e strukturave simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.
Gjithashtu edhe burimet pranë kryegjyshit botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtojnë se puna ka vijuar dhe se procesi ka hyrë në një tjetër etapë edhe pse ‘miratimi’ në shtator i këtij shteti shihet me skepticizëm prej tyre.
-
Kjo i ve nje tjeter njolle Shqiperise si vend Islamik. Ky do te jete kapaku qe vendos qe Shqiperia te mos futet kurre ne Europe. Ja perse e mbeshtet Rama kete projekt antishqiptar, ndersa perbetohet se shpejt do ta fuse Shqiperine ne Europe. Dhe per me teper ky antishqiptar ika vene emrin Rilindja forces qe drejton, nderkohe qe moto e rilindasve te para me shume se nje shekulli ( Pashko Vasa )ishte mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Përgjigju-
Asgje nuk paske kuptuar kja fe eshte shqipetare dhe nuk do ti lejoje qe te jeshe shqiptare dhe te shkosh ne Siri e te luftosh per fene.
-
-
Si i bohet me mor pasaporten e ketij shteti te ri,bektashi jom,edhe shpinë te poligrafiku e kom,ngjit me kryegjyshaten,a perfitojm?Apo duhet me qene funksionar ne kete shtet?S'di si do bohet kjo pune.
Përgjigju-
Për çfar duhet…kujt i shërben?? Na çuditën…
-












Komente
Komento