Covid-19- Italia në pikun e epidemisë! 604 viktima në 24 orë, bie edhe numri i të infektuarve dhe atyre në terapi intensive

Italia është ende në pikun e saj të pandemisë dhe kurba vazhdon të ulet ngadalë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 604 të vdekur, 32 më pak se një ditë më parë ndërsa dje ishin 636 viktima për një total prej 17127 viktimash që nga fillimi i epidemisë.

Sot është rritur edhe numri i të shëruarve, 1555 duke e çuar totalin në mbi 24 mijë. Numri i të infektuar në 24 orët e fundit është 880 kurse i të shtruarve të rinj në spital 3039. Kjo do të thotë që ka 78 më pak pacientë të pranuar në repartet e zakonshme për trajtimin e Covid-19 dhe 106 pacientë në kujdesin intensiv. Totali i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 135 586.

Komisioneri për emergjencën nga koronavirusi, Domenico Arcuri gjatë një konference për shtyp tha se tranzicioni do të jetë i gjatë dhe se duhet optimizëm i kujdesshëm.

“Kujdes nga iluzionet optike dhe mirazhet e rrezikshme, jemi ende larg nga dalja nga emergjenca shëndetësore apo nga një orë X hipotetike që do të na rikthejë në gjendjen e mëparshme, askush nuk mund të rikthehet në zakonet e vjetra”, - tha Komisioneri për emergjencën në Itali.

Gjithsesi autoritetet po projektojnë datën 4 maj për hyrjen në atë që quhet ‘Faza 2’, periudha kur do zbuten masat e izolimit dhe do rifillojnë aktivitetet


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen