COVID-19, Italia njofton ashpërsim të masave antiCOVID në disa rajone

COVID-19, Italia njofton ashpërsim të masave antiCOVID në disa rajone

Rritja e rasteve të koronavirusit ka detyruar qeverinë italiane të ashpërsojë masat anti COVID.

Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë italiane njoftoi ashpërsim të masave në disa prej rajoneve të vendit.

“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria.

Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”.

Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgjence.

Deri më tani, vetëm pesë nga njëzet rajone, përfshirë Toskanën dhe Umbrian në qendër, janë “portokalli”, ndërsa pjesa tjetër e Italisë është “e verdhë”. Sidoqoftë, një numër kufizimesh të lokalizuara janë vendosur në zonat e prekura nga variante më ngjitëse të koronavirusit të ri.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet