Covid-19, ja ku koronavirusi mbijeton në trup për një kohë të gjatë, edhe pas dy testeve të para negative

Covid-19, ja ku koronavirusi mbijeton në trup për një kohë të gjatë, edhe pas dy testeve të para negative

Ata që janë infektuar me Covid-19, edhe në rastin e një testi negativ tamponi, mund të jenë akoma në gjendje të infektojnë të tjerët për shkak të pranisë së koronavirusit në jashtëqitje.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga Qendra Mjekësore Altamedica në Romë dhe e botuar në ‘Journal of Virology’.

Studimi u përqëndrua në ekzaminimin e kohës së shfaqjes dhe zhdukjes së virusit nga organizmi i subjektit të infektuar.

Duke supozuar se Covid-19 transmetohet jo vetëm përmes rrugëve të frymëmarrjes, por edhe përmes jashtëqitjes, studimi i kryer mbi 15 persona te të cilët testi i parë i tamponit kishte rezultuar pozitivë zbuloi se në 73% të rasteve dy javë pas shtupës së parë pozitive, virusi mbetet në feçe të subjekteve të infektuar, pavarësisht se testi i dytë është negativ. Në 40% të subjekteve virusi u gjet në jashtëqitje deri në 40 ditë më vonë.

Por a është koronavirusi që gjendet në zorrë akoma infektiv?

"Gjetja pas një periudhe mjaft të zgjatur kohe sugjeron që koronavirusi është aktiv dhe ngjitës - shpjegojnë ekspertët e Altamedica- "Prandaj përpjekjet e ardhshme për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit duhet të marrin parasysh potencialin për përhapjen e këtij virusi përmes feçeve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut