TIRANË - Pas kërkesës së bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, edhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i janë bashkuar nismës së shumë institucioneve shtetërore për të kontribuar përmes pagës së tyre në buxhetin e shtetit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore. Në përgjigje të thirrjes për ndihmë, 8 komisionerë të KPK-së do të dhurojnë menjëherë 50% të pagës mujore neto, të muajit prill 2020.
Në një njoftim zyrtar KPK njofton se "rreshtohet përkrah strukturave të larta shtetërore, duke demonstruar shpirtin e vullnetarizmit dhe të sakrificës në këtë periudhë të vështirë për vendin dhe shoqërinë, ku problematika fokusohet tek shpëtimi i jetëve njerëzore dhe fatura financiare bëhet çështje jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë.
Po sipas këtij njoftimi dy anëtarë kanë vendosur ta përcaktojnë vetë shumën për të kontribuar dhe një prej anëtarëve e cila ndodhet në kushtet e trajtimit mjekësorë është në pamundësi për të kontribuar.
"Dy komisionerë të tjerë kanë përkrahur nismën, duke shprehur vullnetin të kontribuojnë nëpërmjet pagës sipas vlerësimit të tyre individual/ nëpërmjet llogarive në bankat e nivelit të dytë. Nuk mund të kontribuojë një anëtar, i cili po trajtohet me pagesë të paaftësisë së përkohshme në punë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është i angazhuar për të çuar përpara procesin me rëndësi kombëtare të vettingut në sistemin e drejtësisë, por njëkohësisht ndjen po të njëjtën përgjegjësi qytetare për situatën ku ndodhet vendi. Duam të falënderojmë të gjithë ata, që sot janë në vijën e parë të ndihmës, të cilët në mënyrë vetëmohuese vazhdojnë detyrat e tyre të përditshme jashtë shtëpisë, në mbështetje të të gjithëve në këtë situatë të pasigurive të mëdha", thuhet në njoftim.
Ditën e djeshme dhe KLP dhuroi gjysmën e pagës së muajit prill për shkak të COVID-19 në shenjë solidariteti.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor 2024, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06