
Mbi 700 njerëz vdiqën në Iran në muajin e parë të vitit të ri Persian (20 Mars - 19 Prill) për arsye se kishin konsumuar alkol në sasira të mëdha, me besimin se kjo do të ndihmonte në mbrojtjen e organizmit nga infeksioni i koronavirusit.
Zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Iraj Harirchi tha se “Janë mbi tre mijë raste të helmimeve të regjistruara në provinca të ndryshme të Republikës Islamike, ku shitja e alkoolit është e ndaluar, por ka patur edhe raportime për episodet të ndryshme të kontrabandës.
Iraj Harirchi, tha se shkalla ditore e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë për rreth 70 për qind në krahasim me ditën kur ishte arritur kulmi i pandemisë, ndërsa numri i pacientëve nëpër spitale është përgjysmuar.
Irani është vendi më i prekur nga Covid-19 në Lindjen e Mesme. Ai është përballur me vështirësi financiare dhe i ka kërkuar 5 miliardë euro hua emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta luftuar pandeminë.
Ndërkohë Irani renditet në dhjetë vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitiv nga koronavirusi është më shumë se 91 000 kurse numri i viktimave është rritur në më shumë se 5800.
Lajmi kryesor:
COVID, në 24 orë 333 viktima në Itali! Nga sot në Gjermani maska e detyrueshme...Kryeministri britanik Johnson rikthehet në detyrë










