Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Hans Kluge, ditën e djeshme tha se pandemia e COVID-19 do të përfundojë në fillim të vitit 2022.
Ai theksoi për televizionin shtetëror danez DR se gjatë vitit 2021 COVID-19 do të vazhdojë por do të jetë më i menaxhueshëm se sa në vitin 2020, duke shtuar se më e keqja ka mbaruar dhe se tani kemi më shumë informacion lidhur me virusin.
Megjithatë ai tha se askush nuk mund të dijë se si do të zhvillohet COVID-19.
“Do të vazhdojë të ketë virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist”, tha ai.
Kluge është shprehur se variantet e reja të COVID-19 janë normale megjithëse shpejtësia e përhapjes së tyre është shqetësuese.
Sipas tij OBSH-ja është duke monitoruar nga afër efektivitetin e vaksinave të zhvilluara anti-COVID, pasi për shkak të mutacioneve të virusit ndoshta do të jetë e nevojshme të ndryshojnë për të luftuar edhe variantet e reja.
Klegu tha se variantet e reja nuk do të bëjnë që situata e pandemisë të dali jashtë kontrollit por ato po ushtrojnë një presion tepër të madh mbi shëndetësinë.
Numri aktual i infektimeve ka shkuar 111.991.957, ndërkohë që ai i viktimave është 2,478,837 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumicën e vendeve të pasura dhe procesi po vazhdon pavarësisht vështirësive në prodhim nga kompanitë farmaceutike
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
VIDEO/ Momenti kur kreu i OBSH-së evakuohet me emergjencë në aeroportin e Jemenit gjatë sulmit raketor izraelit
28 Dhjetor 2024, 21:49
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor 2024, 18:31
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor 2024, 17:02
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor 2024, 14:47
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor 2024, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor 2024, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor 2024, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor 2024, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor 2024, 18:14