Mbretëresha Elisabeth: Covid-19 është si murtaja. Vaksinohuni, mendoni për të tjerët! (VIDEO)

Koronavirus është një murtajë e cila ka pushtuar gjithë globin, e ka konsideruar kështu mbretëresha britanike, pandeminë e cila prej më shumë se një viti ka infektuar më shumë se 113 milion persona dhe u ka marrë jetën të paktën 2,508,000 të tjerëve. 

Për këtë arsye nëpërmjet një videomesazhi ajo ka nxitur publikun të "mendojë për njerëzit e tjerë" dhe të marrin vaksinat antiCovid kur atyre u ofrohet një e tillë.

Në një videomesazh me ekspertët shëndetësorë që shpërndanin vaksinën Covid në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha u pyet për vaksinimin dhe si ishte ndier pas saj.  

"Sapo të keni bërë vaksinën, keni një ndjenjë, se jeni të mbrojtur, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Por në anën tjetër mendoj se është padyshim e vështirë për njerëzit të cilët nuk duan të vaksinohen kurrë… ata duhet të mendojnë edhe për njerëzit e tjerë sesa për veten e tyre. Unë mendoj se është e jashtëzakonshme sa shpejt është bërë e gjithë dhe kështu shumë njerëz e kanë bërë vaksinën. ”

Monarkia 94 vjeçare dhe Duka i Edinburgut, 99 vjeç, morën dozat e para të vaksinës në Janar. E pyetur nëse kishte ndjerë dhimbje ajo buzëqeshi dhe tha se ishte një gjë tejet e lehtë dhe pa pasoja.  Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut dhe i falenderoi ata për shpejtësinë e procesit dhe mënyrën si ka ecur çdo gjë. 

S.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë mënyrën se si do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento

Komente

  • anglez: 26/02/2021 20:22

    po kete dinosauren si nuk e mblodhi COVID?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

U nis nga Saranda, Basha në Mirditë: Këto janë zgjedhjet më vendimtare! Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë