TIRANË - Presidenti Ilir Meta i tha homologut të tij, Hashim Thaçi, se si Shqipëria dhe Kosova e kanë përballuar me sukses krizën shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19. Meta dhe presidenti i Kosovoës zhvilluan sot një bisedë telefonike, - bën të ditur zyra e shtypit të presidenti Meta - ku siç bëhet e ditur, kreu i shtetit vlerësoi masat e marra nga të dyja shtetet.
Ndërkohë, detaje nga kjo bisedë kreu i shtetit ndau edhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thotë se shprehën vullnet për bashkëpunim rajonal për të shkëmbyer përvojat dhe tejkalimin e shpejtë të kësaj situate të vështirë.
"Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Diskutuam mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19. Shprehëm vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve" shkruan Meta.
O bullar i Skraparit e kishe bllokun ne dore mo?
Përgjigju