GREQI- Situata epidemiologjike në Greqi javët e fundit duke mjaft e stabilizuar. Gjatë 24 orët e fundit nga 23.815 testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 236 persona dhe janë raportuar 18 viktima.

Ndërkohë, 231 pacientë ndodhen të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Masat anti-COVID në shtetin fqinj tashmë janë lehtësuar dhe nga dita e nesërme qytetarët do të mund të ecin në ambientet publike pa maskën mbrojtëse.

Sa i përket procesit të vaksinimit, ai po ecën mjaft mirë pasi në Greqi, po marrin dozat e vaksinës qytetarët mbi 18-vjeç.

Numri total i infektimeve ka shkuar 420,905, ndërkohë që ai i viktimave është 12.664 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.