GREQI- Teksa jemi duke përjetuar një tjetër valë të pandemisë, në 24 orët e fundit Greqia ka pësuar një rritje të ndjeshme të humbjeve të jetëve nga COVID-19, ku janë shënuar 49 viktima.
2.617 taste të reja me koronavirus u raportuan gjatë ditës së fundit, ndërsa numri total i infektimeve në vend që nga fillimi i pandemisë është 687.278, duke përfshirë edhe përditësimet e fundit.
Për sa i përket situatës në spitale, 347 pacientë janë të shtruar, prej të cilëve 305 janë të pavaksinuar.
Prej shfaqjes së variantit delta, ka pasur një rritje drastike të rasteve të infektimeve dhe viktimave në vend, por situata epidemiologjike është përmirësuar pas shtrëngimit të masave anti-COVID dhe intensifikimit të procesit të vaksinimit.