COVID-19 në Greqi/ 585 raste të reja dhe 28 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 585 raste të reja dhe 28 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 585 persona dhe janë regjistruar 28 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur pasi dje janë konfirmuar 509 raste, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona më shumë.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi nga shkuar 151041, ndërkohë që numri i viktimave është 5598 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

 Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës