Mbërrijnë në Greqi 8 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID nga kompania Moderna

Mbërrijnë në Greqi 8 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID nga kompania Moderna

Foto ilustruese e vaksinës Moderna

GREQIA- Në Greqi sot kanë arritur 8 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID, Moderna.

Sipas mediave greke, 20 mijë doza të vaksinës Moderna do të jenë në Greqi deri në fund të janarit, 115 mijë doza në shkurt dhe 105 mijë në mars.

Totali i dozave të vaksinës së Moderna për tremujorin e parë të vitit për Greqinë janë 240 mijë doza.

Greqia do të marrë gjithashtu 427,050 doza nga Pfizer deri në fund të janarit, 362,700 doza deri në fund të shkurtit dhe 558,675 doza të tjera në mars.

Në total, 1,348,425 doza do të dorëzohen nga Pfizer deri në fund të marsit.

Ditën e djeshme në Itali, kanë mbërritur dozat e para të vaksinës Moderna.

Pas miratimit të vaksinës anti-COVID, Pfizer nga EMA, e dyta që ka miratuar është ajo e kompanisë farmaceutike Moderna.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja