COVID-19 në Greqi/ 597 raste të reja pozitive dhe 43 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 597 raste të reja pozitive dhe 43 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv më COVID-19 597 persona dhe kanë humbur jetën 43.

Numri total i infektimeve ka shkuar 139447, ndërkohë që numri total i viktimave nga COVID-19 është 4.881 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 429.

Në kuadër të festave të fundvitit qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim minimizimin e infektimeve në vend. Gjithashtu për shkak të zhvillimeve të fundit, për sa i përket zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Greqia ka zgjatur karantinimin e qytetarëve që vijnë nga andej nga 3 në 7 ditë.

Vaksinimi masiv i qytetarëve në Greqi, ka nisur më datë 27 dhjetor, siç kishte premtuar edhe kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, i cili është një ndër personat e parë të cilët u vaksinuan në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia