COVID-19 në Greqi/ 721 raste të reja dhe 49 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 721 raste të reja dhe 49 viktima në 24 orët e fundit

Foto nga një infermiere në një spital të Greqisë

GREQIA- Në Greqi, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 721 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 49 qytetarë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve nga koronavirusi është ulur pasi dje ishin 816 raste, ndërkohë që sot është raportuar 1 viktimë më shumë se dje që ishin 48.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi fatal, gjatë 24 orët e fundit është 386.

Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 143494, ndërkohë që numri i viktimave është 5195 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.

Ndërkohë vaksinimi në vend ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme tha se do të vaksinohen 8 mijë qytetarë në ditë, ndërkohë të hënën do të fillojnë të marrin dozën Pfizer qytetarët mbi 85 vjeç.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja