Mitsotakis: Do të vaksinojmë 8.000 qytetarë në ditë për COVID-19, të hënën në Greqi marrin dozën Pfizer personat mbi 85 vjeç

Mitsotakis: Do të vaksinojmë 8.000 qytetarë në ditë për COVID-19, të hënën në Greqi marrin dozën Pfizer personat mbi 85 vjeç

Foto ilustruese

GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është shprehur i kënaqur në lidhje me programin e vaksinimit dhe ritmet e tij në vend.

“Vaksinimi në vendin tonë po përparon me një ritëm tepër të kënaqshëm, ne po ecim me një mënyrë metodike, të sigurt, transparente dhe më e rëndësishme nuk kemi gabuar deri më sot.”, u shpreh ai.

Mitsotakis ka nënvizuar se “ Shkalla ditore e vaksinimit do të rritet nga r 5,000 qytetarë në ditë në rreth 8,000, ndoshta edhe pak më shumë”

Kryeministri tha se deri më sot janë vaksinuar gjithsej 27,000qytetarë me Pfizer, dhe shtoi se nga dita e hënë, më 11 janar do ten nis vaksinimi I kategorisë së dyte, personave mbi 85 vjeç të cilët janë tepër të rrezikuar nga koronavirusi.

Aktualisht numri total I infektimeve ka shkuar 142,777, ndërkohë numri I viktimave është 5,146 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane, ndërkohë masa të “ashpra” anti-COVID ende janë në fuqi për vendin fqinj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin