COVID-19 në Greqi/ 816 raste të reja dhe 48 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 816 raste të reja dhe 48 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në 24 orët e fundit në Greqi kanë rezultuar 816 raste pozitive me koronavirus dhe kanë humbur jetën 48 qytetarë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulej të vogël, pasi dje ishin 928, ndërkohë numri i viktimave ditën e sotme është më i lartë, dje u regjistruan 40.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 399.

Numri total i infektimeve ka shkuar 142267, ndërkohë që viktimat tashmë janë 5.099, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.

Ndërkohë vaksinimi në vend ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotaskis ditën e sotme tha se po vaksinohen çdo ditë rreth 5 mijë qytetarë, duke i rikujtuar të gjithëve se duhet të vazhdojnë të respektojnë masat në mënyrë pandemisë ti vijë fundi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive