Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.872 raste të reja me koronavirus nga 87.889 testime të kryera.
Fatkeqësisht 415 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 69,214.
Mediat italiane shkruajnë se këtë të hënë ka pasur një rënie të lehtë të shtrimeve në spital dhe të kujdesit intensiv, përkatësisht 25 pacientë më pak.
Numri total i të prekurve ka shkuar në 1.964.054 që nga fillimi i pandemisë.
Shkalla e pozitivitetit të COVID është rritur përsëri duke shkuar në 12.3%. Deri më sot në Itali ka 613.582 persona pozitivë, me një rënie në 24 orët e fundit prej 9,178.
Veneto është rajoni me më shumë raste 2,583, pasuar nga Emilia-Romagna 1,594 raste, Lazio 1,205 raste dhe Lombardia 950 raste.