
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 236 viktima nga koronavirusi për një total prej 29315
Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 85231 teksa vetëm sot u regjistruan 2552 të shëruar nga koronavirusi.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1375 raste të reja pozitiv me Covid-19
Në Rajonin e Lombardisë ndodhen në terapi intensive 509 pacientë, 23 më pak se dje, infeksione të reja janë 500 raste kurse numri i viktimave sot në këtë rajon është 95 për një total prej 14.389
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital.
Nga dje zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.
Lajmi kryesor:
236 viktima dhe 2552 të shëruar në Itali në 24 orë! Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë rrëzon Trumpin për origjinën e koronavirusit











