
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 333 viktima nga koronavirusi, për një total prej 26977 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në 66624
Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 1739 raste të reja pozitiv nga Covid-19, për një total prej 199414 që nga fillimi i epidemisë
Në kujdesin intensiv janë të shtruar 53 pacientë më pak se dje për një total prej 1956
Në Lombardi u regjistruan sot 1.000 pacientë më pak të shtruar në spital dhe 124 të vdekur.
Teksa kurba e pandemisë po vazhdon të ulet nga dita në ditë, Kryeministri italian Giuseppe Conte ka prezantuar lehtësimin e masave të izolimit dhe bllokimit dhe hyrjen në fazën 2 të pandemisë që do të fillojë pas 4 majit.
Disa aktivitete të kompanive të konsideruara strategjike kanë nisur nga puna që nga dita e sotme.
Më 4 maj, do rinisë aktivitetin tregtia me shumicë dhe pas datës 18 edhe ajo me pakicë.
Plani i qeverisë është gjithashtu që duke filluar nga data 1 qershor të rihapen baret, restorantet, parukeritë, sallonet e bukurisë, berberët dhe qendrat e masazheve gjithmonë me masa të adoptuara kurse shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator.
Lajmi kryesor:
COVID, në 24 orë 333 viktima në Itali! Nga sot në Gjermani maska e detyrueshme...Kryeministri britanik Johnson rikthehet në detyrë










