Në 24 orët e fundit në Itali, u shënuan 10,497 raste të reja me COVID nga 254,070 testime të kryera në të gjithë vendin.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 2,400,598 raste.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe u regjistruan 603 viktima të reja ndërkohë që ditën e djeshme u shënuan 377. 

Në total 83,157 persona në Itali kanë humbur betejën me koronavirusin.

Sipas mediave italiane, shkalla e pozitivitetit është ulur me 1.5 %. Numri i të shtruarve është ulur me 185 krahasuar me një ditë më parë.

Vijon dhe procesi i vaksinimit ku në total janë kryer 1,197,913. Vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 44,412 persona.