COVID-19 në Itali/ 90 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar, 273 mjekë humbën jetën që nga fillimi i pandemisë

COVID-19 në Itali/ 90 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar, 273 mjekë humbën jetën që nga fillimi i pandemisë

Foto ilustruese

ITALIA- Pothuajse 90 mijë punonjës të shëndetësisë janë infektuar me koronavirus dhe 273 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e saj që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Personeli mjekësorë, janë kategoria me ekspozuar dhe e rrezikuar për tu infektuar nga koronavirusi, ndaj ato janë në fokus të procesit të vaksinimit.

Sipas institutit Superiore di Sanità (Iss) nga 2,019,660 raste pozitive me COVID-19 qe nga fillimi i pandemisë në Itali, 89,879 janë punonjës të shëndetësisë.

Italia është një ndër shtetet të cilat kanë numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave, të cilat tashmë janë 71,925 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Në Itali pasojat socio-ekonomike janë tepër evidente, duke e bërë kështu vendin e 8 më të prekur në botë nga pandemia.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni