Italia ka shënuar një rritje të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj u raportuan 649 viktima.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot kanë ndërruar jetë 76.329 persona.
Numri i të infektuarve gjatë kësaj periudhe ishte 15.378 nga 135.106 tamponë të kryer në total.
Numri total i personave që janë aktivë me COVID në Itali është 569.161 ndërsa numri i të infektuarive deri më sot janë 2.181.619 persona.
Ndërsa ata që ja kanë dalë të fitojnë betejën me COVID janë 1.536.129 persona.