Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 246 persona dhe janë shënuar 8 viktima.

Numri i infektimeve me koronavirus është ulur në raport me ditën e djeshme ku kanë qenë 309, ndërkohë që numri i viktimave ka pësuar një rritje me 2 persona, pasi dje ishin 6.

Numri total infektimeve ka shkuar 50.135, ndërkohë që numri i viktimave është 1.298 në të gjithë Kosovën që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e dit2ës së sotme.

Qytetet të cilat kanë shënuar numrin më të lartë të infektimeve në vend gjatë 24 orët e fundit janë Prishtina, Gjakova, Gjilani, Graçanicë dhe Drenasi.

Qeveria Kosovare ka ndërmarrë masat e reja anti-COVID, në kuadër te festave të fundvitit, pasi rrezikshmëria është më e lartë si pasojë i grumbullimeve të shumta që bëhen gjatë tyre.

Ndërkohë vaksina anti-COVID, mendohet se në Kosovë do të vijë në pranverë të 2021.