COVID-19 në Kosovë, 271 raste të reja dhe 12 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Kosovë, 271 raste të reja dhe 12 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 271 raste pozitive me COVID-19 dhe 12 viktima.

Numri i rasteve dhe i viktimave në raport me ditën e djeshme janë rritur, pasi dje janë shënuar 139 infektimeve dhe 10 të vdekur nga koronavirusi.

Mes 12 viktimave të regjistruara ditën e sotme, fatkeqësisht ka humbur jetën dhe një 41 vjeçar, i cili ka një moshë relativisht të re në krahasim me viktimat e tjera.

Numri total i infektimeve ka arritur në 49.577, ndërkohë që numri i viktimave është 1.284, që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qytetet të cilat kanë numrin më të lartë të infektimeve në vend janë Prishtina, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizaj.

Ditën e sotme në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, pasi deri dje në fuqi ishin ato të datës 11 nëntor.

Situata epidemiologjike në vend duket nën kontroll, ndërkohë që vaksina anti-COVID pritet të arrijë në vend në pranverë të vitit 2021.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë