KOSOVË- Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me kornavirus 279 persona dhe 4 kanë humbur jetën.
Në raport me ditën e djeshme vërehet një ulje në numrin e infektimeve ditore, pasi dje ishin 299, ndërkohë sot janë shënuar 3 viktima më shumë pasi dje, jetën ka humbur vetëm 1 person.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi fatal është 441, gjatë 24 orët e fundit.
Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 54.839, ndërkohë qe numri i viktimave është 1.392 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Situata epidemiologjike në vend duket mjaft e stabilizuar pasi shifrat e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë të qëndrueshme.
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.