Hoti: Planifikojmë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve kundër COVID-19 brenda ditës

Kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti,  gjatë konferencës së ditës së sotme tha se vaksinat anticovid do të mbërrijnë në vend gjatë muajit shkurt.  

“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pfizer, me Austrinë 600 mijë vaksina, 720 mijë me COVAX. Janë ndarë 40 milionë euro për vaksinën anti Covid-19. Presim që vaksinat e para të vijën në muajin shkurt”, ka thënë Hot

Ai tha se përmes kësaj strategjie do të përcaktohen prioritetet e vaksinimit, derisa tha se po planifikojnë që rreth 20 mijë qytetarë të vaksinohen brenda ditës.

“Është bërë një punë e madhe për të përgatitur strategjinë e imunizimit e cila do të kalojë shpejt në komitet. E mira  e këtij dokumenti është se përcaktohen prioritetet e vaksinimit dhe ashtu si do të na vijnë sasitë e vaksinimit do ta bëjmë atë. Fillimisht mjekët dhe stafi shëndetësorë do të vaksinohen, pastaj personat mbi moshën 65 vjeçar dhe personat që kanë rrezikshmëri të lartë. Strategjia parasheh në detaje veprimet që janë ndërmarrë deri tani nga institucionet shëndetësore për të krijuar kapacitetet e nevojshme për vaksinim”, tha ai.

Hoti tha se vaksinat do të shpërndahen në gjithë Kosovën, derisa ka kërkuar nga Komunat që përmes Qendrave të Mjekësisë Familjare t’i përgatisin listat për vaksinim.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'