KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 282 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar rënie, pasi janë raportuat 287 raste të reja dhe kanë humbur jetën 6 persona.
Numri i pacientëve të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 është 184, gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK0së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 60.500, ndërkohë që ai i viktimavfe është 1.503 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditën e sotme tha se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.
Ditët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.