COVID-19 në Kosovë, 309 raste të reja dhe 6 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Kosovë, 309 raste të reja dhe 6 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

KOSOVA- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 309 persona dhe kanë humbur jetën 6.

Numri i rasteve të infektimeve ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme ku janë shënuar 271 persona me koronavirus, ndërkohë që numri i viktimave është përgjysmuar pasi dje ishin 12.

Pacientët e shëruar janë 546 dhe fatmirësisht janë më shumë se të infektuarit në vend, gjë që është tregues i progresit të situatës epidemiologjike në vend.

Numri total i infektimeve në vend ka arritur 49.866 dhe numri i viktimave është tashmë 1.290 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria Kosovare ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID në kuadër te festave të fundvitit, pasi rrezikshmëria është më e lartë si pasojë i grumbullimeve të shumta që bëhen gjatë tyre.

Ndërkohë vaksina anti-COVID, mendohet se në Kosovë do të vijë në pranverë të 2021.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë