COVID-19 në Kosovë, 453 raste të reja dhe 8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 453 raste të reja dhe 8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 453 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi.

Përsëri numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se numri i infektimeve në vend 483, ndërkohe që numri i vdekjeve nga koronavirusi ka pësuar një ngritje pasi dje janë shënuar 5 viktima.

Në total numri i rasteve pozitive në të gjithë vendin shkoi 35.439 ndërkohë që numri i viktimave është tashmë 1.233, që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e 24 orëve të fundit.

Qytetet të cilat kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus janë Prishtina, Mitrovica, Fushë-Kosova dhe Prizreni.

Sipas ministrit të shëndetësisë së Kosovës, vendi nuk ka nevojë për një izolim total dhe se situata mund të mbahet nën kontroll edhe me masat aktuale në fuqi, të cilat janë marrë në nëntor. Megjithatë ende nuk ka dal një lajmërim zyrtar nga qeveria kosovare për sa i përket koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë