KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 489 persona dhe janë raportuar 8 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje, por sërish shifrat mbeten të larta.
Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 745 gjatë 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 246 raste, Mitrovicë 26 raste, Kamenicë 24 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 17 raste, Drenas 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Lipjan 12 raste, Obiliq 11 raste, Shtime 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Podujevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Rahovec dhe Suharekë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 94.656, ndërkohë që ai i viktimave është 1.934 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimin e ditës së sotme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar disa ditë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.
Megjithëse sot është konstatuar një ulje sa i përket infektimeve nga COVID-19, sërish ato mbeten te larta.
Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, qeveria e Kosovës ditën e djeshme miratoi masa të reja kufizuese, në kuadër të parandalimit të përhapjes së infektimeve.