‘Lufta’ me COVID-19, vaksinohen mjekët dhe infermierët e parë në Kosovë! Deri në maj priten edhe 76 mijë e 800 doza të tjera

KOSOVË-Sot ka nisur procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Fillimisht, po vaksinohet personeli mjekësor, prioritet do të jetë vaksinimi i personalit mjekësor, të cilët prej më shumë se një viti qëndrojnë në vijën e parë të luftës me virusit.Më pas do të nis procesi për të moshuarit mbi 80 vjeç dhe një pjese të popullsisë me sëmundje kronike.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashikohet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Në Kosovë do të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza vaksinash kundër COVID-19, deri në maj, nga COVAX. Këto janë pjesë e 100 mijë e 800 dozave të cilat COVAX i ka premtuar Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ishte i pari i cili mori dozën e AstraZeneca ditën e djeshme, me qëllim inkurajimin e qytetarëve të vaksinohen dhe të heqin dilemat pasi sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për fundiN e pandemisë.

Gjatë ditës së djeshme kanë marrë dozën e parë edhe një pjesë e stafit shëndetësor në Klinikën Infektive megjithëse vaksinimi zyrtarisht nis sot. 

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për nisjen e procesit të vaksinimit, dy ditë më parë në Kosovë kanë mbërritur 24 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX.

Kosova është vendi i fundit në rajon i cili nis vaksinimin, ndërkohë që në Shqipëri ky proces ka nisur më 11 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
Zemaj: Konfirmohen mbi 100 mijë vaksina anti-COVID për Kosovën

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 100.620 doza vaksinash anti-COVID që pritet të vijnë në qershor, për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, Zemaj shkruan se nga komunikimi i fundit që ka pasur sot me COVAX, janë konfirmuar edhe mbi 100 mijë vaksina anti-COVID .

Ndërkaq, ish-ministri shkruan se ia përcolli këtë komunikim ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në mënyrë që të vazhdohet zyrtarisht.

“Nga komunikimi i fundit që arrita sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti-COVID  në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruan Zemaj.

Deri më tani Kosova ka marrë 24 mijë doza vaksinash AstraZeneca të përfituara nëpërmjet mekanizmit ‘COVAX’. I pari që mori vaksinën AstraZeneca ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, me qëllim që qytetarët të heqin dilemat për efektet anësore të vaksinës pasi sipas tij kjo është zgjidhja e  vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Ditën e sotme ka fulluar vaksinimi i personelit shëndetësor. Në vijim pritet të nisë edhe vasksinimi për të moshuarit. Kosova është vendi i fundit në rajon që ka marrë dozat e vaksinës anti-COVID. Ndërkohë, në mungesë të vaksinës, Shqipëria ka vaksinuar 500 mjekë kosovarë. 

Ora 12:56
Vaksinimi në Kosovë, edhe 76 mijë e 800 doza pritet të arrijnë në vend deri në maj

Në Kosovë do të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza vaksinash kundër COVID-19, deri në maj, nga COVAX.

Lajmin e ka bërë me dije UNICEF, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Këto janë pjesë e 100 mijë e 800 dozave të cilat COVAX i ka premtuar Kosovës.

Ndërkohë 24 mijë prej tyre kanë mbërritur disa ditë më parë, pjesa tjetër pritet të jetë në Kosovë deri në maj.

Ora 09:59
Vaksinohen kundër COVID-19, mjekët dhe infermierët e parë në Kosovë (VIDEO)

Vaksinohen me AstraZeneca mjekët dhe infermierët e parë kosovarë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare.

Vaksinimi gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe në sallën “1 tetori”, në Prishtinë.

Ekipi i procesit do të qëndrojë në dy qendrat e vaksinimit nga ora 08:00 e mëngjesin deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës