COVID-19 i merr jetën 21-vjeçares dhe gruas shtatzënë! Sot 705 raste të reja dhe 10 viktima në Kosovë

 COVID-19 i merr jetën 21-vjeçares dhe gruas shtatzënë! Sot 705 raste të reja dhe 10 viktima në Kosovë

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon i lartë numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 705 persona dhe janë raportuar 10 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur, por sërish mbetet i lartë.

Numri i pacienteve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 522 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 83.717, ndërkohë ai i viktimave është 1.786 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit janë vaksinuar 500 mjekë nga Kosova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Humbin jetën nga koronavirusi 21-vjeçarja dhe gruaja shtatzënë në Kosovë

Një 21–vjeçare dhe një 41-vjeçare kanë ndërruar jetë ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla. Sipas saj, 21-vjeçarja kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ndërkohë 41-vjeçarja ishte shtatzënë dhe po ashtu vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla në një prononcim për “Telegrafi”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi